Lajme

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenjt, Lulzim Kabashi zbulon slloganin për zgjedhjet e 17 tetorit

09/10/2021 22:01
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi e ka publikuar slloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.

”Aleanca me qytetarët”- është sllogani që do ta mbajë AAK në zgjedhjet lokale, e të cilin e ka publikuar Kabashi.

Ndrsyhe, Kabashi ishte edhe nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

AAK në shortin e hedhur nga KQZ do të garoj me numër 121.