Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej 3 javësh.
Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5362 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 577 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 265 raste, raporton Alsat.
Ndërsa viktimat kanë qenë 30 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 214.
Po ashtu janë shëruar edhe 1010 pacientë, 163070 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me COVID janë 13166.