Në kampin ushtarak amerikan në Kosovë, Bondsteel, është organizuar falja e Namazit të Xhumasë.
Këtë e ka bërë të ditur, hoxha Labinot Maliqi, i cili e ka drejtuar këtë ceremoni.
“Sot isha vërtetë i privilegjuar nga ushtria e ShBA-ve për të mbajtur hutben dhe për të falur për herë të parë namazin e xhumasë në kampin Bondsteel, së bashku me refugjatët afganë”, është shprehur Maliqi.
“Ishte po ashtu nderë për mua të takoj dhe bisedoj nga afër me besimtarët afganë, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet e ofruara nga ushtria amerikane, edhe sa i përket fjetjes, ushqimit, pastrimit, vendeve të dedikuara për faljen e namazit dhe pjesëve të tjera atraktive për lojëra të ndryshme”.
Jasharaj kritika Qeverisë: Çdo shtyrje e vitit të ri shkollor do të sjellë probleme!