Sporti

Klopp kritikon idenë që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet

09/10/2021 17:18
nga:E K

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kritikoi ashpër propozimin e fundit për të organizuar Kupat e Botës çdo dy vjet (në vend të katër të zakonshmeve në katër).

Klopp tha se futbolli është sporti me kalendarin më të ngjeshur në botë dhe një gjë e tillë nuk mund të kërkohet nga FIFA, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk ka asnjë sport tjetër në botë me një orar kaq të ashpër. Ka sporte që kërkojnë më shumë fizikë, si atletika, por ato nuk bëjnë 30 ose 40 gara në vit. Të gjithë e dinë se çfarë po ndodh. Me aq sa mund të thonë, vetëm paratë kanë rëndësi”, tha ai.

“Dikush do të duhet të kuptojë se pa lojtarët, të cilët janë më të mirët në këtë lojë, ju nuk mund të luani. Askush nuk është më i rëndësishëm se lojtarët. Nëse do të kishte një Kupë Bote çdo dy vjet, kjo do të thotë se Evropiani gjithashtu do të mbahet çdo dy vjet. Lojtarët më të mirë do të kishin konkurrencë çdo verë dhe ndoshta vetëm tre javë pushim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/