Lajme

Pas vendimit për gratë lehona dhe fëmijët, Bahtiri: Qeveria Kurti kujdeset për mirëqenien qytetarëve

09/10/2021 14:01
nga:Y I

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përshendetur vendimin e Kryeministrit Kurti për mbështetje financiare për gratë lehona dhe për fëmijët.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë: “Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti kujdeset për mirëqenien qytetarëve”.

Me këtë rast Bahtiri ka publikuar edhe një foto më disa statistika nga vendimi i Qeverisë, përderisa në fund të saj shkruan: “Premtimet mbahen nga Qeveria Kurti. Njëjtë do të mbahen në Mitrovicë!”.

Postimi i plotë:

Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti kujdeset për mirëqenien qytetarëve ?