Lajme

Masat e reja anti Covid, Vitia takohet sot me kryetarët e komunave

09/10/2021 10:09
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të takohet sot me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi për “Gazeta Blic”.

Ibrahimi ka bërë me dije se takimi do të mbahet në ora 13:00  dhe do të diskutohet në lidhje me masat anti Covid.

/Gazeta Blic/

A ka mandat Presidenti për t’i shtyrë zgjedhjet?- Deklarohet Krasniqi!