Lajme

Aksident në fshatin Reshtan të Suharekës, lëndohen katër persona

09/10/2021 09:27
nga:Y I

Dje rreth orës 20:05 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës kosovarë në Suharekë, raporton Gazeta Blic.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Reshtan, Suharekë 09.09.2021 – 20:05. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.