Sot në orët e para të mëngjesit një barnatore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti
Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.
“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.



