Sporti

Milan pas sulmuesit të Zenit

09/09/2021 23:24
nga:E K

Milanit i është dhënë mundësia të nënshkruajë me sulmuesin iranian, Sardar Azmoun me një transferim falas nga Zenit Saint Petersburg.

Pavarësisht se i ka mbyllur dyert më shumë se një javë më parë, merkatoja nuk ndalet për asnjë moment.

AC Milan ishte klubi më aktiv italian në merkaton e verës dhe kuqezinjtë tashmë po planifikojnë hapat e tyre të ardhshëm për janar dhe më gjerë.

Maldini dhe Massara do të mbajnë nën kontroll disa lojtarë të rëndësishëm që bëhen agjentë të lirë në fund të sezonit. Një lojtar i tillë është sulmuesi i Zenit Saint Petersburg, Sardar Azmoun, kontrata e të cilit me klubin rus skadon në vitin 2022 dhe nuk do të rinovohet.

Sipas raporteve nga Calciomercato, qendërsulmuesi iranian ka vendosur të largohet nga klubi rus në fund të sezonit edhe sepse Zenit nuk donte të merrte parasysh ofertat e arritura për të këtë verë nga Roma dhe Bayer Leverkusen. Largimi si agjent i lirë do të rrisë padyshim numrin e kë