Sporti

Baggio për idenë e Superligës Evropiane: Futbolli duhet të ndryshojë

09/09/2021 22:14
nga:Lorik J

Ish-ylli i Italisë, Roberto Baggio tha se ‘futbolli ka nevojë për ndryshim’ kur u pyet për projektin e Superligës Evropiane.

Projekti i Super Ligës shkaktoi tronditje në të gjithë botën e futbollit dhe tifozët në të gjithë Evropën protestuan kundër vendimit të 12 klubeve themeluese, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas presionit të madh ky projekt dështoi… por tre klube kanë mbetur të lidhur me projektin – pasi Real Madridi, Barcelona dhe ish-klubi i Baggio, Juventus nuk do të heqin dorë.

“Mendoj se futbolli ka nevojë për një ndryshim. Është e padiskutueshme”, tha Baggio për revistën Libero kur u pyet për këtë temë.

“Shpejtësia me të cilën u shemb projekti, megjithatë, duhet të na bëjë të mendojmë. Do të zhgënjehesha nëse do të humbnim mundësinë për të ndërtuar diçka të nevojshme, sepse bota ndryshon, njerëzit ndryshojnë. Ne duhet të krijojmë një kulturë të sportit, pra edhe të futbollit, por kurrë nuk duhet të harrojmë se i përket njerëzve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport