Lajme

Berisha pas përjashtimit: Basha është kërcënuar

09/09/2021 21:44
nga:M K

Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupit parlamentar, tha se ai vetë “do të duhet të konsideronte dorëheqjen dhe jo dorëzimin e sovranitetin e partisë”.

“Pavarësisht se nga presioni mendoj se duhet të konsideronte disa herë dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD. Bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi, vendosi të asgjësojë PD-në si parti sovrane”, tha Berisha.

Deklarata e liderit historik të PD u bë gjatë një prononcimi për gazetarin Çim Peka. Ish-kryeministri tha se është i sigurt se “Bashën e kanë kërcënuar me sanksione”, duke shtuar se ai do të vazhdojë betejën e tij.

Sipas Berishës, “Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD dhe të ndryshonte Statutin ku të parashikohet se kush shpallet “non grada” përjashtohet”.

Duke nënvizuar se “vendimi është nul sepse është vendim i tij dhe asnjë forumi të PD, por nuk është ky thelbi”, Berisha shtoi se “pas këtij vendimi do të bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD”.