allegri
Sporti

Juventus pa pesë lojtarë kyç ndaj Napolit

09/09/2021 19:34
nga:E K

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, do të duhet ta përballojë Napolin pa pesë lojtarë.

Një lojtar kyç që mund t’i mungojë Allegrit në këtë përballje pritet të jetë, Chiesa, shkruan GazetaBlic Sport.

Përveq Chiesas, trajneri i Juventusit do të duhet të përballet edhe me mungesat e Dybalas, Danilos, Alex Sandros dhe Cuadrados.

Ndeshja mes Juventus dhe Napoli do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.

/GazetaBlic Sport/