Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën në Kampionatin Evropian për junior.
Erza Muminoviq ka arritur të dal me medaljen e bronztë duke u renditur e treta në Kampionatin Evropian për të rinj që po mbahet në Luksemburg, shkruan GazetaBlic Sport.
Erza e cila garoi në kategorinë e femrave deri në 52 kilogramë në luftën për medalje të bronztë e mposhti me ippon italianen, Frederica Silveri.
Xhudistja nga Kosova për të arritur deri te medalje pati një ecuri prej 4 fitoreve dhe një humbje.
/GazetaBlic Sport/


