Lajme e mira për legjendën e futbollit brazilianit Pele.
3-herë kampioni i botës me Brazilin po rikuperohet me ritme të kënaqshme pas operacionit që kreu për të hequr një masë tumoriale nga zorra e trashë. 80-vjeçari ishte shtruar në spital pak ditë më parë, ndërsa tani në një postim në rrjetet sociale deklaroi se po e rimerr veten pas operimit.
Ai ja ka dedikuar postimin shokut të mirë dhe këngëtarit Roberto Carlos, që humbi të birin 52-vjeçar nga kanceri të mërkurën.
“Unë jam duke u shëruar mirë, por sot dua të t’i dërgojë dashurinë dhe lutjet për mikun tim të mirë Roberto Carlos. Shpresoj që Zoti të jep qetësi në zemër dhe të rrethohesh nga kujdesi dhe drita”, shkroi ai.


