Lajme

Njofton MSH: Nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë çdo ditë të javës si dhe gjatë festave zyrtare

09/09/2021 14:36
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pak minuta më parë se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare, raporton Gazeta Blic.

Ky vendim do të fillojë të aplikohet që nga kjo javë, njofton MSH-ja.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

➡ Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.

E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.

ℹ Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14
#Bashkëiadalim