Cult

‘Vera Andrron Detin’ me premierë madhështore në Venecia të Italisë

09/09/2021 13:53
nga:G C

Dje në Venecia të Italisë u shfaq premiera e filmit “Vera andrron detin” (Vera Dreams of the Sea), me regji të Kaltraina Krasniqit, me skenar të Doruntina Basha.

Filmi u mirëprit tej mase dhe mori duartrokitje të gjata të publikut. Kosova me këtë prezantim bën edhe një hap para duke u ngjitur lartë në kinematografinë evropiane, dhe dëshmoi edhe njëherë se me punë serioze arrite kudo.

Produksioni Isstra Creative Factory me muaj të tërë ka punuar që i gjithë ekipi I filmit të marrë pjesë fizikisht në Venecia dhe këtë ia ka arritur.

Kosova mund të jetë pa dyshim një histori suksesi, neës punohet dhe mbështeten filmbëresit serioz.

Filmi “Vera andrron detin” (Vera Dreams of the Sea), ende pa dhënë premirerën në Kosovë po bën histori nëpër festivalet evropiane.

Në film aktrojnë: Teuta Ajdini, Alketa Sylaj, Astrit Kabashi, Refet Abazi, Armend Baloku, Xhevat Qorraj, Aurita Agushi, Arona Zyberi, Vjosa Abazi, Ernest Malazogu, etj.

Prodhuar nga Shkumbin Istrefi (Isstra Creative Factory)

KooproducentĽ: Ognen Antov (Dream Factory), Dionis Papadhimitri (Papadhimitri Production), Ikone Studio.

Ky film është mbështetur financiarisht nga QKK (Qendra Kinematografike e Kosovës), Agensia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, QKK (Qendra Kinematografike Kombëtare) dhe Komuna e Prishtines./GazetaBlic/