Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

09/09/2021 12:20
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Nuk dihet ende për të lënduar, por si pasojë e këtij aksidenti dëme të mëdha janë vërejtur në njërën prej veturave të përfshira në aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti në Slivovë janë shkaktuar edhe kolona të gjata, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.