Dje në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla në një postim me rastin e ditës së pavarësisë së Andorrës është vendosur gabimisht flamuri i Moldavisë.
Por, ministrja Gërvalla ka gabuar edhe sot në profilin e saj në ‘twitter’, kur ka provuar ta etiketojë ministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Në vend të ministrit, Gërvalla e ka bërë ‘tag’ një profil tjetër të një personi me emrin Bujar Osmani.
Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën “tag”-un të krijuar si “Bujar_O”, kurse Gërvalla e ka bërë “BujarO”, që me një klikim të dërgon në profilin e krejt dikujt tjetër.


Megjithatë postimi me gabim është fshirë dhe është publikuar i riu.
With great sorrow we received the news about the fire in the hospital of Tetovo. Our thoughts today are with the people of ??, especially with the families of the victims.
I have also expressed my deepest condolences to my colleague @Bujar_O.??stands with?? and is ready to help.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 9, 2021
Ministrja Gërvalla ka gabuar edhe më herët, teksa ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-së, dhe ka qenë cak i kritikave në lidhje me shkathtësitë e komunikimit të ekipit të saj të këshilltarëve, që kujdeset për këtë aspekt.
Analisti politik, Blerim Latifi, pas gabimit të djeshëm ku u ngatërruan flamujt, ka thënë se kjo tregon se stafi i Gërvallës përton që të verifikojë një postim zyrtar.


