Lajme

Vdes në QKUK 18-vjeçari nga Prizreni, i kishte rënë lisi përmbi

09/09/2021 11:22
nga:Gazeta Blic

Ka ndërruar jetë aksidentalisht, 18 vjeçari nga Prizreni, Eron Shala, raporton Gazeta Blic.

I riu ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se i kishte rënë një lis në në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë.

18-vjeçari po trajtohej në QKUK që nga 1 gushti i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar atë ditë nga rrëzimi i një lisi.