Së paku 14 persona kanë humbur jetën në Tetovë, si pasojë e zjarrit që ka përshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, të mërkurën rreth orës 21:00.
Padyshim se kjo është një ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët, shkruan GazetaBlic.
Shumë nga figurat publike reaguan ndaj këtij lajmi, kështu duke ngushëlluar familjarët e viktimave.
“Lajmet e rënda nuk po mbarojnë, e di për dreq edhe tani, pak orë pas mesnate. Tetovë mbahu e fortë! Ngushëllime”, shkroi këngëtarja Rona Nishliu.

“Tetova jemi me ty” ishte mbishkrimi i fotografisë së Tunës.

Adelina Tahiri postoi një ‘Instastory’ me mbishkrimin: ‘Dhimbje e madhe, Zoti qoft me juve Tetovarë, lutemi për juve’.

“Lutjet tona shkojnë për Tetovën” shkroi Diona Fona.



/GazetaBlic/


