Lajme

Ekspertët e sigurisë pas ngjarjes së rëndë në Pejë: Kandidatët dhe përcjellësit e tyre duhet të kontrollohen a posedojnë armë ilegale!

09/09/2021 10:59
nga:Y I

Mbrëmjen e djeshme Peja por edhe e gjithë Kosova u trondit nga vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në këtë qytet, raporton Gazeta Blic.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj mbetën të vrarë pas një shkëmbimi me armë zjarri në këtë qytet ndërsa mbeti i plagosur edhe vëllai i njërit prej viktimave.

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur lind pyetja nëse duhet të rritet siguria në kohë fushate elektorale?!

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur mbrëmë, theksoi se institucionet e sigurisë do të duhej t’i rrisin masat nëse do të mbahen mitingje.

Shala tutje tha se do të duhej të kontrolloshin kandidatët por edhe përcjellësit e tyre nëse posedojnë armë ilegale apo legale.

“Ngjarja e mbremshme tregon faktin që siguria e përgjithshme në disa momentet mund me u cenu duke marrur jetra njerzisht.Por me që deri me tani sipas informacioneve ngjarja nuk ka patur motive politike kjo sa do e lehtëson procesin zgjedhor në të cilin ka hyre Kosova.Institucionet e sigurise në vend duhet ti shtojnë masat e sigurise nese do të mbahen mitingje politike duke garantuar sigurine e përgjithshme.Ndërsa në anen tjeter të kontrollojne kandidatet dhe përcjellesat e tyre se a posedojnë arme ilegale apo legale dhe të shiqohet se a i përmbushin obligimet ligjore për përdorim dhe posedim të armeve” tha Shala për “Gazeta Blic”

Ndërsa eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, tha se ngjarja ka ndodhur brenda llojit dhe nuk ka rrezik për sigurinë, por theksoi se kjo është një lajm i keq para fushatës.

“Eshtë një fatkeqësi dhe tragjedi e madhe ngjarja e mbrëmshme. Kjo ngjarje ka ndodhur brenda llojit, brenda partisë dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rivalitet ndërpartiak, për ketë arsye unë nuk e shoh rrezik për sigurinë. Pasi është para fushatës është një paraprirje jo e mirë, mirëpo ka ndodhë brenda partisë së njëjtë, dy të involvuarit gjegjësisht dhe i treti i plagosuri janë pjestarë të PDK-së. Po të ishte në parti të ndryshme mund të kishim thënë se është për shkak të rivalitetit, por në këtë rast është krej ndryshe” tha Ibishi për “Gazeta Blic”.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur dy zyrtarë të PDK-së dhe u plagos një tjetër.

“Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

/Gazeta Blic/

Ngjarja tragjike në Pejë – Viktimat u qëlluan mes vete dhe mbetën të vrarë, vëllau i njërit prej viktimave mbeti i plagosur

Policia publikon detajet e fundit për vrasjen e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë