Sporti

Vedat Muriqi: Unë dhe Miloti kemi humbur disa raste që nuk falen

09/08/2021 22:54
nga:Lorik J

Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultatin 0:2.

Kombëtarja mysafire ka triumfuar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 0:2, me golat e Pablo Fornals dhe Ferran Torres, shkruan GazetaBlic Sport.

Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjes, ku kërkoi falje për gabimet e tij dhe të Milot Rashicës në ndeshjen e sotme.

“Unë dhe Miloti i humbëm disa raste që nuk falen. Kërkoj falje”, tha shkurtimisht Vedat Muriqi për RTK.

/GazetaBlic Sport