Avni Ademaj ka mbetur i plagosur në vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Pejës.
Ai është vëllai i Astrit Ademajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, që mbeti i vdekur nga të shtënat me kallashnikov.
Lajmin e kanë konfirmuar për GazetaBlic, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për dy të vrarë në Pejë
Ndërsa, viktima e dytë në këtë tragjedi është Blerand Kadrijaj, ish kandidat për kryetar të Deçanit, nga Partia Demokratike e Kosovës.



