Lajme

Osmani ngushëllon familjen Sadrija për vdekjen e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë

09/08/2021 19:05
nga:Q R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Sadrija, të cilët kanë humbur dy fëmijët pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre.

Osmani në telegramin e ngushëllimit shkruan se bashkëndjen me familjet për humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre.

“E nderuar familje Sadrija, Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për shuarjen e jetëve të djemve tuaj në një aksident zjarri. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve tuaj! I përhershëm qoftë kujtimi për ta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndryshe, Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës pasi një zjarr ka kapluar shtëpinë.

Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës kishte konfirmuar se fëmijët janë të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Haxhiu: Në qeverinë Kurti, aty ku jeni vetëm një i vdekur i radhës e jo njeri!