Sporti

Kosovë – Spanjë, formacionet zyrtare

09/08/2021 19:21
nga:Lorik J

Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja e Kosovës ka disa mungesa për ballafaqimin e sotëm si ato të Lirim Kastratit, Besar Halimit, Edon Zhegrovës, Leart Paqaradës Bernard Berishës e Arbër Zenelit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pak para fillimit të ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

Tek Kosova, Betim Fazliji starton nga minuta e parë në mbrojtje, ndërsa rikthehet në formacion titullar edhe Elbasan Rashani. Valon Berisha mbetet në stol.

Ja përbërjet: