Sporti

FFK ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët që do jenë në stadium sonte

09/08/2021 18:21
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.

“Dardanët” do të përballen sonte me kombëtaren e Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

FFK ka njoftuar se tifozët poseduesit e biletave duhet t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë.

Ky është njoftimi i FFK’së:

Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore.
Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes.