Shqipëria luan sonte takimin e radhës ndaj San Marinos, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45.
Kombëtarja e Shqipërisë vjen pas një paraqitje fantastike ndaj Hungarisë, atje ku mori tre pikë me shumë vlerë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo do të jetë përballja e 4-ët mes kuqezinjve dhe skuadrës që mban vendin e 209-të në renditjen e FIFA-s.
Në 3 takimet para-ardhëse kanë ardhur 3 fitore për Shqipërinë me 8 gola të shënuar gjithsej dhe asnjë të pësuar.
Takimi do të luhet në “Elbasan Arena” dhe mundësia për të shfrytëzuar kalendarin është vërtetë e artë, duke qënë që Polonia e vendit të dytë përballet me Anglinë kryesuese, në një kohë që nuk duhet gabuar sepse Hungaria që ndodhet pas skuadrës tonë ka një ndeshje të thjeshtë në letër kundër Andorrës.



