Nëna e reperit shqiptar, Mozzik, sot ka ditëlindjen.
Mozzik nuk ka hezituar ta ndaj me fansat e tij dashurinë e madhe që ka me të, edhe pse nuk poston shumë shpesh imazhe të tilla pranë saj, shkruan GazetaBlic.
Ai ka ndarë në InstaStory një foto të Hanës së bashku me mamanë e tij, të cilës i drejtohet me një shkrim mjaft emocionues.

“Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti . Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty! Të Dua Nanë !”, ka shkrur Mozzik.
Kujtojmë se, Mozzik është duke shijuar suksesin e këngës “Mit mir” në bashëkpunim me Loredanën./GazetaBlic/


