Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.
“Dardanët” do të përballen sonte me kombëtaren e Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Furia e kuqe’ do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku para vetës ka një kombëtare që po kalon në formë të mirë brenda grupit.
Analizuar kuotat e basteve del se Spanja është favorite e madhe në këtë takim.
Kjo, pasi sipas kompanive të basteve, koeficienti për fitoren e Spanjës është 1.15, kurse ai i Kosovës 15.00. Barazimi vlerësohet me kuotë 6.50
Ndeshja zhvillohet në ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/


