Lajme

Detaje nga tragjedia në Gjakovë: Dy viktimat janë djem të axhës mes vete – 12 dhe 13 vjeçarë

09/08/2021 11:03
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ujz të Komunës së Gjakovës.

Dy fëmijë kanë vdekur, si pasojë e flakëve nga djegia e shtëpisë së tyre.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic të afërm të viktimave.

Viktimat janë B.S dhe O.S,  njëri i moshës 12 e tjetri 13 vjeçar.

Ata janë djem të axhës mes vete.

Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë tragjedi.

Ngjarje e rëndë: U dogj shtëpia – Dy fëmijë vdesin në Gjakovë