Fatmir Ibrahimi, 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e infektimit me coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Arben Gecaj.
“Fatmiri Ibrahimin kush e ka njoft, e ka dite qe mision te jetes e ka pas vec tjeret me i ndihmu. E hupe luften me covidin, kurre te dorzum s’te kem pa, shok!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Ibrahimi që me profesion ishte psikolog, në muajin dhjetor kishte shkuar në Gjermani me familjen e tij, ndërsa pushimet e verës kishte vendosur t’i kalonte në Prishtinë.


