Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Spanjës.
‘Furia e kuqe’ kërkon me ngulm fitoren në ndeshjen ndaj Kosovës, kurse “Dardanët” synojnë një paraqitje sa më të mirë në këtë takim, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Spanjës kishte injoruar plotësisht emrin e Kosovës, atje ku në postimin e tyre në postimet e tyre shkruanin vetëm ‘arritëm në Prishtinë’.
Por, në postimin paralajmërues të ditës së sotme, kjo Federatë iu drejtua shtetit tonë me emër.
Trajner i kësaj kombëtarje, Luis Enrique, tha dje që ata kanë ardhur të luajnë futboll e jo të bëjnë politikë.
?¡¡HOY JUGAMOS!!?
⚽ Kosovo – ESPAÑA
? Clasificación #Catar2022
? 20.45h.
? Estadio Fadil Vokrri
? Pristina
? @La1_tve
✍️? PREVIA: https://t.co/PCImY7iAet
#⃣ #VamosEspaña pic.twitter.com/mj91ybeuiX— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) September 8, 2021


