Lajme

Krasniqi: Tentimi i VV-së për t’i shtyrë zgjedhjet është suspendim i demokracisë

09/07/2021 23:24
nga:Q R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se tentimi për ti shtyrë zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë është suspendim i demokracisë.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka bërë në emisinion “Politiko” të Kanal 10.

Kjo deklaratë e Krasniqit vije pas deklarimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili mbrëmë tha se po të pyetej ai do të shtyheshin zgjedhjet.

“Edhe nëse kjo qeveri vëretë mund të manifestojë në logjikën e vet dhe mendësinë e vet qeverisëse ndonjëherë elemente për krijimin e qeverijes autoritare unë nuk mendoj se do të kishte në Kosovë qeveri që do ta suspendonte demokracinë. Anulimi i zgjehdjeve do të ishte i barabartë me susepndim të demokracisë. Këto janë zgjedhje lokale të parapara me kohë. Tashmë ne kemi mbajtur zgjedhje në pandemi dhe konsideroj se u bë punë e jashtëzakonshme nga KQZ dhe nga qytetarët dhe ne nuk pamë që dita e zgjedhjeve rezultoi me rritjen e numrave”, tha ai.

Ai ka thënë se opozita është shprehur e gatshme për shkurtimin e kohës së fushatës dhe ka propozuar që fushata zgjedhore mund të bëhet edhe nëpërmjet platformave digjitale mediale.

Ai tha se kjo gjendje tragjike e pandemisë u shkaktua nga keqmenaxhimi i qeverisë e cila nuk siguroi vaksinim e termine për vaksina ndërkohë që i liroi gjitha masat që quan në shpërthim të virusit.

Ismaili: Prishtina mund të zhvillohet në kryeqytetin më atraktiv në Ballkan