Sporti

Pritje e ngrohtë për kombëtaren spanjolle në Prishtinë

09/07/2021 18:11
nga:Lorik J

Mediumi spanjoll, AS paragjykoi duke e përshkruar Kosovën si vend armiqësor, por nuk po del të jetë ashtu.

“Ambiente hostil en Kosovo”, shkruante sot mediumi “As” që nënkupton, ‘Mjedisi armiqësor në Kosovë’, përcjell GazetaBlic Sport.

Sot, kombëtarja e tyre erdhi në Kosovë dhe u akomodua në një prej hoteleve më luksoze në Prishtinë. Megjithatë, pritja për ta as që i ngjan armiqësisë, pasi deri më tani gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte për ta dhe ashtu pritet të jetë deri në fund.

Para pak çasteve, kombëtarja spanjolle u nis për në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm.

Rreth 20 tifozë kosovarë ishin mbledhur tek hoteli ku po qëndron kombëtarja spanjolle, ku edhe brohoritnin emrat e disa lojtarëve spanjollë.

AS, kjo është mikpritje, jo armiqësi!

“que tenga un lindo día”