Showtime

Shkenda Dubova me fjalë prekëse për babain që i vdiq: Zemra jem ma këpute shpirtin

09/07/2021 17:37
nga:Q R

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, po përjeton dhimbje të madhe me rastin e vdekjes së babait të saj, Shaip Dubova.

Këngëtarja fillimisht njoftoi për vdekjen e babait, i cili kishte punuar kameraman e fotograf. Ndërsa, më vonë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, me anë të një telegram ngushëllimi njoftoi se Shaip Dubova vdiq si pasojë e koronavirusit.

Pas njoftimit për vdekjen e babait, këngëtarja ka bërë postimin prekës për të, krahas një fotografie të postuar.

“O bab o zemra jem ma kpute shpirtin ? qofsh i Xhenetit o njeri mire ?”, ka shkruar këngetarja.