Lajme

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e sigurimeve dhe teknologjisë së intelegjencës kibernetike SparkInt

09/07/2021 17:16
nga:G C

Kolegji Universum sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me SparkInt, kompani e sigurimeve dhe teknologjisë së intelegjencës kibernetike në Portugali.

Alejtin Berisha, president i Kolegjit Universum tha se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të krijohet një bashkëpunim me kompaninë SparkInt, që studentëve t’u mundësohet punësim në projekte evropiane.

“Përmes bashkëpunimit me kompaninë SparkInt, të gjithë studentëve të cilët kanë filluar për herë të parë studimet në kolegjin Universum veçanarisht drejtimin “Programim, siguri kibernetike” do të ju mundësohet të punojnë në projekte evropiane, tha Berisha.

Berisha shpreson që ky bashkëpunim do të shërbejë shumë për gjithë shoqërinë në Kosovë, për shkak se kompania SparkInt është e përbërë me produkte të përsosura për çdo institutcion.

“Përmes produkteve që i sjell SparkInt kemi për t’iu ndihmuar të gjithave institutcioneve publike dhe atyre private.Ne do të ju ndihmojnë studentëve tanë që të marrin aftësitë e duhura për punë dhe në këtë mënyrë të krijojmë edhe vende të lira të punës dhe të kemi ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit”, shtoi Berisha.

Edhe Rui Silva, pronari i kompanisë “SparkInt” tha se ndjehet shumë i kënaqur që mund t’ju ndihmojë studentëve në bashkëpunim me kolegjin Universum.

“Para disa viteve, në shumë shtete veçanarisht në shtetin tim universi i universiteteve ishte i ndarë në atë të ekonomisë dhe atë të botës reale por, me anë të studentëve tanë ne mund të bëjmë një lidhje.Ne jemi të hapur të punojmë në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe do të mundohemi të bëjmë sa më shumë “, u shpreh Silva.

Padyshim se ky është një lajm i mirë për të gjithë studentët, pasi që kanë mundësi të përgaditen në mënyrë praktike për t’i zhvilluar aftësitë e tyre dhe të fillojnë punën ende pa i mbaruar studimet./GazetaBlic/

Konferenca e plotë