Vlora Çitaku ka kritikuar qeverinë për menaxhimin me pandeminë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ka thënë se vetëm sot janë 28 jetë të humbura e qindra të infektuar, kurse Qeveria po qëndron në heshtje zhurmuese, duke e normalizuar këtë gjendje, e cila nuk duhet të normalizohet, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Njëzet e tetë jetë të humbura sot. Qindra të infektuar. E në anën tjeter heshtje zhurmuese nga ana e Institucioneve. Kjo gjendje nuk duhet të normalizohet.
/GazetaBlic/