Lajme

Gjendet kokainë në Portin e Durrësit, Policia çmonton kontejnerin me banane

09/07/2021 13:39
nga:Gazeta Blic

Policia e Shtetit po ushtron kontroll në portin e qytetit të Durrësit.

Burime për media bëjnë me dije se është gjetur një sasi droge e llojit kokainë në një kontejner me banane. Ende nuk dihet dihet sasia e drogës që është gjetur.

Ndërkohë Policia Kufitare po vijon kontrollet e mëtejshme në Port./Newsbomb.al