Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kujtuar shënimin e 31 vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, raporton Gazeta Blic.
Bahtiri në shkrimin tij thekson se delegatët e asaj kohe nën regjimin kriminal serb bënë veprimin më të guximshëm politik.
“Ata burra e gra që ishin në atë sallë, janë ndër heronjtë e parë politikë të çlirimit të Kosovë’ shkruan Bahtiri në Facebook.
Postimi i plotë:
31 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, themeli i parë i shtetit
Sot kujtojmë aktin themeltar të shtetit tonë, Kushtetutën e Kaçanikut që u votua më 7 shtator 1990.
Delegatët e asaj kohe nën regjimin kriminal serb bënë veprimin më të guximshëm politik. Ata burra e gra që ishin në atë sallë, janë ndër heronjtë e parë politikë të çlirimit të Kosovës.
Mirënjohje e përjetshme për ta!


