Lajme

Latifi: E pritëm edhe këtë ditë: Dardan Molliqaj me protestu për Hashim Thaçin, e mbështetësit e PDK-së e marrin vesh lajmin nga portalet

09/07/2021 11:27
nga:Gazeta Blic

Aksionin e PSD-së kundër kryetares së Gjykatës Speciale, e ka komentuar edhe profesori universitar, Blerim Latifi.

Latifi ka kritikuar mbështetësit e Thaçit, për të cilët thotë se u erdhi dita që Dardan Molliqaj të protestojë në mbrojtje të Hashim Thaçit, ndërsa ata ta marrin vesh lajmin nga portalet.

“E pritëm edhe kët’ ditë: Dardan Molliqaj me protestu për Hashim Thaçin, ndërsa aktivistët e PDK-së e marrin vesh lajmin nga portalet”, ka shkruar Latifi.