Para pak dite reperi i njohur me origjinë greke, Mad Clip, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik.
Ky lajm tronditi gjithë botën, pasi Mad Clip ishte shumë i dashur për publikun dhe shumë i afërt me ndjekësit e tij, shkruan GazetaBlic.
Qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ku në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.



Kujtojmë se, vdekja e tij tronditi edhe këngëtaren shqiptare Morena Tarakun ku kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se kishte plane për bashkëpunim në muzikë./GazetaBlic/



