Lajme

I riu dënohet me 5 vjet burg, infektoi 8 persona dhe shkeli rregullat anti-covid

09/07/2021 08:11
nga:Y I

Autoritetet në Vietnam burgosen një burrë këtë të hënë për pesë vjet, për shkeljen e rregullave të rrepta të karantinës dhe përhapjen e virusit covid19 tek të tjerët.

Le Van Tri, 28 vjeç, u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme” në një gjyq një ditor në Gjykatën Popullore të provincës jugore të Ca Mau, njoftoi Agjencia Shtetërore e Vietnamit (VNA).

28 vjeçari infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq për shkak të virusit pas një muaji trajtimi.

Vietnami ka qenë një nga historitë e suksesit të koronavirusit në botë, falë testimeve masive, gjurmimit agresiv të kontakteve, kufizimeve të rrepta kufitare dhe karantinës të rreptë.