Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar heshtjen në shoqërinë tonë përballë vdekjeve të 20-30 qytetareve në baza ditore, shkruan Gazeta Blic.
Kryeziu në ‘ Facebook’, ka thënë se një shoqëri e cila kalon në heshtje, ose e normalizon vdekjen e 20-30 qytetarëve në baza ditore, vështirë se mund të ketë perspektivë.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Heshtja dhe inferioriteti qe ka kapluar shoqerine tone ne keta muaj duket se eshte i lidhur ngushte me zemerimin kunder pushteteve te kaluara dhe me interesat e matematikat e lidhura ngushte me pushtetin aktual.
Perndryshe, nje shoqeri e cila e kalon ne heshtje, ose e normalizon vdekjen e 20-30 qytetareve ne baza ditore, si mos te jene jete njerezish por kokrra kompiresh, veshtire se mund te kete perspektive, e as pushtet llogaridhenes e te pergjegjeshem.


