Showtime

“A jeni gati”, Fero paralajmëron fansat për këngën e re

09/06/2021 22:53
nga:L J

Fero ka gati këngën e re.

Rep artisti kosovar i cili ka disa muaj që nuk ka punuar rreth ndonjë projekti të ri muzikor, tanimë atë e ka gati.

Ai ka paralajmëruar fansat se projekti ri është rrugës e cila është pak a shumë e ngjashme me këngën “Ride or Die”.

Ndër të tjera ai iu kërkoi falje për mungesën e tij për disa muaj radhazi pa këngë të reja.

Përndryshe, ai dhe Arbenita tanimë janë prindër të një vajzë të cilën e kanë quajtur Nina.