Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë vdekur mbrëmjen e sotme si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time në Kanal 10.
“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur, janë nënë e djalë. Kanë vdekur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai.
Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë.
Haziri ka theksuar se deri tani në Gjilan nga ky virus kanë vdekur 180 persona.
Masat e reja anti-covid, kolona të gjata në kufirin Kosovë – Shqipëri