Sporti

Pele u operua për tumor: Do ta luftojë këtë me buzëqeshje dhe shumë optimizëm

09/06/2021 20:35
nga:Lorik J

I shtruar që javën e kaluar në Brazil, Pele iu nënshtrua një operacioni për një tumor në zorrën e trashë.

Legjenda braziliane (80 vjeçar) premton se do ta përballojë këtë “luftë” me një buzëqeshje në fytyrë dhe shumë optimizëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Arsyeja e shtrimit të tij të gjatë në spital nuk dihej ende. Pele njofton, përmes një mesazhi të postuar në llogarinë e tij në Instagram se ai është operuar për një tumor të zorrës së trashë.

“Miqtë e mi, faleminderit shumë për mesazhet e mira. Falenderoj Zotin që u ndjeva shumë mirë dhe që i lejova Dr Fábio dhe Dr Miguel të kujdesen për shëndetin tim. Të Shtunën e kaluar pata një operacion për të hequr diçka të dyshimtë në zorra e trashë. Tumori u identifikua në testet që përmenda javën e kaluar. Për fat të mirë, kam zakon të festoj fitore të mëdha pranë jush. Unë do ta përballoj këtë luftë me një buzëqeshje, shumë optimizëm të rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të mi”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport