Sporti

Agim Aliu falënderon punëtorët shëndetësorë në Ferizaj

09/06/2021 19:42
nga:Q R

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ditën e sotme ka falënderuar punëtorët shëndetësorë në Ferizaj, shkruan Gazeta Blic.

Aliu përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se stafi shëndetësorë në komunën që ai udhëheq, po punojnë pa pushim e pa kohën e mjaftueshme për familjen, për ta mposhtur pandeminë me COVID-19.

Postimi i plotë:

F A L Ë N D E R I M!
Çdo ditë shumë jetë të shpëtuara, çdo orë përkushtim për shëndetin e pacientëve, çdo sekondë gati e asnjëherë me përtesë për t’i shërbyer qytetarëve, me pafund sfida e rreziqe, pa pushim e pa kohën e mjaftueshme për familjen, është kjo puna kolosale e mjekëve, infermierëve e stafit tjetër shëndetësor e teknik në përballjen me pandeminë në Ferizaj.
Veçanërisht janë ata që pakursim, çdo ditë, pranë Qendrës së Vaksinimit në Ferizaj, vaksinojnë mijëra qytetarë ferizajas kundër virusit që ka marr përmasa të frikshme.
E pra ata kanë emra të përveçëm, të cilëve i rezervoj falënderimin e mirënjohjen publike siç janë:
Bekim Salihu – Koordinator i Sistemit Informativ Shëndetësor dhe Platformës së Vaksinimit, Dr. Drita Emini – Koordinatore e Imunizimit, Dr. Hesat Shatrolli – Koordinator i Cilësisë, mjekët: Leutrim Shabani, Endrit Shatrolli, Meriton Bytyqi, Shkëndije Hashani, Kastriot Rexhepi, Blerim Dinolli, Helena Palushi, Diana Rrahmani, Ibadete Bucaliu, Arjeta Nuhiu, Shqipdon Zeneli, Urim Çerkini, Edona Terziu, Ilirjana Latifi, Agon Asllani si dhe infermierët: Bardha Ahmeti, Egzona Nrecaj, Erza Salihu, Fitore Mehmeti, Zana Zeçiri, Gentiana Hajdini, Shpresa Maloku, Blerinë Zeçiri, Anduena Fazliu, Arta Plakaj, Ardhmërie Shaqiri, Egzona Shala, Albulena Ibrahimi, Teuta Haxhimusa, Albana Govori, Shqiponjë Pajaziti, Drenit Karaliti, Lumnije Grainca, Elfete Mehmeti, Besiana Mustafa, Antigona Osmani, Blertinë Sejdiu, Haki Beqiri, Miside Shabani, Malsore Salihu, Ermira Rama, Aurela Bajrushi, Erblina Behluli, Mirjeta Esati, Gerona Lami, Liza Rexhepi, Dorontina Aliu, Egzona Bajrami, Marigona Beqa, Lauretë Etemi, Lauritë Behluli, Erdita Frangu, Elhame Braha, Fitnete Hyseni-Mehmeti, Enisa Mustafa.

OBSH paralajmëron se lufta kundër pandemisë nuk ka përfunduar