Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se komuna që ai udhëheq është në vlugun e punëve dhe projektëve, që po realizohen gjatë kësaj kohe, shkruan Gazeta Blic.
Bulliqi në ‘Facebook’, ka shkruar se sot ka vizituat punimet në asfaltimin e rrugëve që janë duke u zhvilluar në fshatin Llaushë, punimet në shtrimin e trotuareve përgjatë rrugës Dumnicë-Llaushë si dhe punimet që po zhvillohen në shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në qytet.
Postimi i plotë:
Jemi në vlugun e madh të punëve dhe projekteve që po realizohen gjatë kësaj kohe në Komunën e Podujevës, sot kam inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve që janë duke u zhvilluar në fshatin Llaushë.
Pas kësaj kam vizituar edhe punimet në shtrimin e trotuareve përgjatë rrugës Dumnicë-Llaushë, shtrimi i trotuarit po bëhet edhe në disa prej rrugicave të këtyre fshatrave ku gravitojnë më shumë qytetarë.
Gjithashtu kam inspektuar punimet që po zhvillohen në shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në qytet, ky projekt ndikon në sigurinë në komunikacion.
Vazhdojmë me punë të mira!


