Pele, legjenda e futbollit është shtruar në spitalin Albert Einstein, në Sao Paulo, që të martën e kaluar.
Pasi kishte kryer ekzaminimet rutinore, të cilat ishin shtyrë për një vit për shkak të pandemisë Covid-19, u zbulua një problem shëndetësor dhe kështu ai mbetet në spital, përcjell GazetaBlic Sport.
Tani për tani, mjekët nuk kanë komentuar gjendjen e tij, dhe shkakun për të cilin Pele u shtrua në spital ende nuk është zbuluar.
/GazetaBlic Sport
Pelé hospitalizado em São Paulo https://t.co/6RPPBcJk6A
— Expresso (@expresso) September 6, 2021


