Sporti

Ndërpreja e ndeshjes Brazil – Argjentinë, vjen reagimi nga FIFA

09/06/2021 16:29
nga:Lorik J

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u ndërpre të dielën dhe tani FIFA ka premtuar se do të hetojë dhe do të marrë një vendim së shpejti.

Pas ndërprerjes së ndeshjes midis Brazilit dhe Argjentinës nga autoritetet shëndetësore braziliane, FIFA ka dënuar këtë situatë dhe ka njoftuar se do të marrë vendim së shpejti.

“FIFA’s i vjen keq për skenat që çuan në pezullimin e ndeshjes midis Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset CONMEBOL për Kupën e Botës 2022, e cila pengoi miliona tifozë të shijojnë një ndeshje midis dy prej kombeve të rëndësishme të futbollit në botë. Raportet e gjyqtarëve të ndeshjes i janë dërguar FIFA -s. Ky informacion do të analizohet nga organet përkatëse disiplinore dhe një vendim do të merret në kohën e duhur. ”

/GazetaBlic Sport